Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fuqia shpenzuese e bën PSG-në të pakonkurrencë në Francë

PSG

Paris Saint-Germaini nuk ka pasur shumë nevojë për të forcuar skuadrën që ishte mjaftueshëm e mirë për të fituar pesë tituj rresht në Francë dhe dy tituj rresht në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, pikërisht këtë e bëri trajneri Luis Enrique gjatë verës dhe mbetet të shihet nëse ishte veprim i mençur.

“Forcimi i skuadrës nuk do të thotë se na mungon besimi te lojtarët aktualë”, tha Enrique.

“Afrimi i lojtarëve të rinj ofron energji dhe mentalitet të ndryshëm”.

Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres, iu bashkua lojtarëve të krahut, Maghnes Akliouche dhe Mika Godts në forcimin e repartit ofanziv shumë efikas të PSG-së.

Edhe A e zgjedhin lojtarët më të mirë Premier Leaguen? Futboll A e zgjedhin lojtarët më të mirë Premier Leaguen?

PSG-ja e synon titullin e 15-të rresht në Ligue 1. Mbrojtjen e titullit të Francës e fillon të dielën me ndeshjen në shtëpi ndaj Rennesit.

Do të jetë rasti i parë për të parë se si Enrique planifikon të menaxhojë vijën e sulmit të ngarkuar me lojtarë cilësorë. Në planin afatgjatë do të shihet se si do të reagojnë lojtarët e konfirmuar kur të mbesin në stol.

Torresi për shembull.

Ai shënoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Kupës së Botës. Torresi ofron lëvizje, shpejtësi dhe aftësi të shkëlqyera në vijën e sulmit.

“Ai mund të përshtatet me mënyrën se si duam të luajmë”, ka thënë Luis Enrique. “Ai mund të luajë kudo në sulm”.

PSG-ja megjithatë i ka dy lojtarë të tjerë në përbërje që e bëjnë pikërisht këtë – fituesin e Topit të Artë, Ousmane Dembelen dhe Desire Douen.

Pra nuk ka siguri që Torres do të fillojë në një skuadër që përfshin edhe Khvicha Kvaratskhelian dhe po ashtu Bradley Barcolan, që mund të largohet ndërkohë.

Akliouche i shkaktoi probleme PSG-së derisa luante për Monacon. Por si mund ta largojë ai Barcolan, që shënoi tre gola në Kupën e Botës, apo Kvaratskhelian, që është ndoshta aloja më e mirë në botë?

Godts është 21-vjeçar dhe me potencial të madh për të ardhmen. U transferua për plot 55 milionë euro. Dhe nëse Barcola nuk largohet për te Liverpooli, Godts mund të jetë vetëm zgjedhja e tretë.

PSG-ja ka zgjedhje të shumta, ndërsa kjo u mungon skuadrave të tjera në kampionatin francez. Edicioni i ri hapet të premten me ndeshjen Marceille – Strasbourg.

Dhe AP ka bërë një vështrim mbi sfiduesit potencialë të PSG-së.

Lens

Klubi nga qyteti verior ka një bazë tifozësh të apasionuar, që ndihmoi në shtytjen e ekipit në edicionin e kaluar. Për herë të parë pas shumë edicionesh, PSG-ja kishte sfidues të vërtetë në garën për titull. Por lojtarët e Lensit u lodhën kah fundi. Lensi përfundoi i dyti dhe fitoi Kupën e Francës. Trajneri Pierre Sage u largua për te Crystal Palace. Lensi e angazhoi gjermanin Dino Toppmoller, që flet rrjedhshëm gjuhën frënge dhe i pëlqen të luajë futboll sulmues. Po ashtu ia doli ta mbajë Florian Thauvinin, sulmuesin frymëzues të skuadrës.

Me selektorin e ri të Francës, Zinedine Zidane duke e vëzhguar, Thauvin shënoi në ndeshjen e parë të Toppmollerit në krye. Lensi fitoi 1:0 ndaj PSG-së të dielën, në ndeshjen për Superkupën e Francës.

Lensi luan në shtëpi me Auxerren të shtunën.

Edhe Fuqia sulmuese e PSG-së përballë mbrojtjes së hekurt nga Londra Futboll Fuqia sulmuese e PSG-së përballë mbrojtjes së hekurt nga Londra

Marseille

Trajneri me përvojë, Bruno Genesio, u angazhua për të sjellë stabilitet në klubin që kishte sërish trazira në edicionin e kaluar. Marseille kishte dy trajnerë, Roberto De Zerbin dhe Habib Beyen, por nuk arriti të kalonte fazën e ligës në Champions dhe përfundoi i gjashti në kampionatin francez. E kishte edhe një humbje 5:0 nga PSG-ja.

Ish-sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u largua pas periudhës së dytë në klub, tha se atmosfera nuk ishte e duhura, pasi shumë faktorë të jashtëm shqetësonin skuadrën.

Edicioni i kaluar filloi me një përplasje në zhveshtore. Tensionet dolën në pah këtë herë pasi Pierre-Emile Hojbjergut iu mor shiriti i kapitenit, pa dëshirën e Genesios. Mesfushori refuzoi transferimin te Newcastle, me Marseillen që përpiqet të balancojë llogaritë.

“Është një vendim që u diktua nga menaxhmenti i klubit”, tha Genesio.

“Nuk është vendim me të cilin pajtohem. Por unë jam punonjës dhe duhet t’u përmbahem disa detyrimeve”.

Vështirë se kjo është atmosfera ideale për të filluar rindërtimin e ekipit që e fitoi ligën për herë të fundit në vitin 2010. Pa Aubameyangun dhe Mason Greenwoodin, skuadra e Genesios mund të ketë mungesë golash.

Monaco

Tetë herë kampioni pati gjithashtu dy trajnerë edicionin e kaluar, Adi Hutterin dhe Sebastien Pocognolin. Por përfundoi në vendin e shtatë, që u konsiderua zhgënjim. Trajneri i ri, Filipe Luis, është ngarkuar me detyrën për ta bërë Monacon sërish garuese.

Sulmi do të mbështetet te amerikani Folarin Balogun, që ishte në qendër të vëmendjes në Botëror.

Ansu Fati është bërë lojtar i skuadrës, pasi si i huazuar nga Barcelona i shënoi 12 gola.

Klubi ka nevojë për vlerësime më të mira. Angazhimi i ish-yllit, Paul Pogba, dështoi plotësisht. Ai është lënduar në fazën përgatitore, ndërsa në edicionin e kaluar luajti pak ndeshje.

Monaco luan me Le Havren të dielën.

Lille

Genesio e udhëhoqi Lillen drejt vendit të tretë në Ligue 1 edicionin e kaluar, falë një finishi të mirë.

Edhe Marchisio flet për Juventusin aktual, e përmend Zhegrovën Futboll Marchisio flet për Juventusin aktual, e përmend Zhegrovën

Të pritet që Olivier Giroud ta udhëheqë sërish sulmin nuk duket shumë e drejtë. Ish-reprezentuesi i Francës i mbush 40 vjet në shtator. Lille ka nevojë për më shumë gola nga aloja 21-vjeçare e Belgjikës, Matias Fernandez-Pardo. Por ai dëshiron të largohet, ndërsa shumë skuadra të mëdha e kërkojnë.

Klubi gjithashtu pritet të mbetet pa mesfushorin e talentuar, Ayyoub Bouaddi. 18-vjeçari la përshtypje në Botëror, ku luajti me Marokun. Manchester City është gati të paguajë 100 milionë euro për Bouaddin.