Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fulhami kthehet te fitorja pas dy disfatave

Fulham

Skuadra e Fulhamit është kthyer te fitorja në Premier League pas dy disfatave radhazi.

Fulhami të dielën fitoi 3:2 ndaj Brentfordit në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi xhiros së parafundit në elitën e futbollit anglez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raul Jimenez i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 16-të. Gjashtë minuta më pas, vendësit i barazuan shifrat me golin që e realizoi Bryan Mbeumo.

Yoane Wissa në minutën e 43-të shënoi për 2:1 në të mirë të Brentfordit.

Fulhami e barazoi rezultatin në 2:2 fal golit që e shënoi Tom Cairney në minutën e 68-të. Dy minuta më pas, Harry Wilson, e realizoi golin e fitores për 3:2.

Për Brentfordin kjo ishte humbja e parë pas katër fitoreve radhazi.

Fulhami ka 54 pikë dhe e zë vendin e dhjetë. Një pikë më shumë e ka Brentfordi në pozitën e tetë. Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro.

Fulhami në xhiron e fundit e pret Manchester Cityn kurse Brentfordi luan në udhëtim te Wolverhamptoni.