Rafael Leao dhe Theo Hernandez do të kthehen në formacionin startues të Milanit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në shtëpi ndaj Club Brugge.
Në fitoren 1:0 të Milanit ndaj Udineses në fundjavë, Leao nuk u paraqit kurse Hernandez ishte i suspenduar për shkak të kartonit të kuq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Leao dhe Hernandez do të luajnë nesër nga minuta e parë. Unë pres prej tyre që ta japin maksimumin për të ndihmuar Milanin të fitojë”, ka thënë trajneri i Milanit, Paulo Fonseca në konferencë për shtyp, të hënën.
Milani të martën nga ora 18:45 takohet me skuadrën belge në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.