“Kemi një grup jo të lehtë. Kemi një ekip shumë të mirë, kemi kualitete, kemi mundësi. Dihet që vendi i parë në grup kualifikohet direkt. Ne jemi duke luajtur futboll, jetojmë për futboll. Jam shumë i bindur se kemi formuar ekip shumë të mirë dhe këtë bindje do ta përcjell tek ekipi. Nuk jemi favorit, por mund të jemi shumë të rrezikshëm. Këto dy ndeshje do të tregojnë çfarë drejtimi do të marrim në këtë cikël. Nuk do të jetë udhëtim i lehtë”.

