Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në konferencë ka folur për miqësoren ndaj Çekisë. Ai ka thënë se po përgatiten për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.
“Ne do të luajmë ndaj një ekipi të fortë. Disa lojtarë mungojnë për shkak të lëndimeve. Edhe pse është miqësore duam të fitojmë. Duam të paraqitemi sa më mirë. Do të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve”, ka thënë Foda.
Gjithashtu ai tregoi se kanë pasur seanca të mira stërvitore që nga grumbullimi kur kanë filluar të mërkurën.
“Kemi pasur disa futbollistë të rinj, e rëndësishme ishte që ata t’i kuptojnë idetë tona. Do të mundohemi që stërvitjet taktike që i kemi pasur, t’i aplikojmë në fushën e lojës nesër”, tha ai.