Deklarata të trajnerit të Kosovës, Franco Foda, në konferencën në prag të lojës më Turqinë.
"Ekipi i Turqisë është shumë i fortë. Ka lojtarë individualë si Yildiz, Guler, Çalhanoglu. Ka shumë lojtarë kualitativë, por edhe ne kemi kualitet. Shanset janë 50-50, do të bëjmë të pamundurën, do të japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFoda thotë se Kosova është e përgatitur edhe për penallti
“Nuk mund të bëj parashikim sa do të zgjasë loja nesër. Ka mundësi të shkoi në 120 minuta dhe të ketë penallti. E rëndësishme që jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”.
Foda: Njohim anët e forta dhe të dobëta të Turqisë
“Nuk do ta zbuloj sot taktikën. E njohim anën e fortë, por edhe dobësitë e Turqisë. E rëndësishme që edhe nesër të performojmë me idetë tona. Ekipi i Turqisë është i fortë. E rëndësishme që të jemi kompakt. Me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi menjëherë në kundërsulm”.
Foda flet për entuziazmin e madh te Kosova
“Padyshim që vërehet që kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të rëndësishme. Nuk ka pasur kaq shumë gazetarë ndonjëherë. Është shumë e rëndëisshme si për Kosovën ashtu edhe për Turqinë.
Ne po luajmë për Botëror. Është shans që vjen njëherë. Është mirë që ka eufori, por e rëndësishme që ta mbajmë kokën të qetë dhe t’i përmbahemi planit të lojës. Por është mirë edhe të jemi të motivuar”.
Foda krahason të arriturën me Austrinë me atë me Kosovën
“Është dallim shumë i madh e arritura me Evropian me Austrinë dhe kjo. Edhe atëherë kemi pritur të kualifikohemi, por nuk ishte e garantuar. Megjithatë ishte situatë krejt tjetër. Kur mora drejtimin e Kosovës synim ishte kualifikimi në Evropian. Por zhvillimet e fundit kanë bërë që të jemi në prag të Botërorit. Dhe po, për karrierën time do të jetë diçka shumë e madhe”.
Foda tregon çka është e rëndësishme për Kosovën
“Në kualifikime kemi pranuar pak gola. Me Sllovakinë ishte ndeshje me shumë sulme.
Nesër duhet të qëndrojmë kompakt, duhet t’i bëjmë përmirësime në mbrojtje. Është e rëndësishme që mbrojtja të funksionojë dhe menjëherë të hedhemi në kundërsulme. E rëndësishme që luajmë në vendin tonë dhe ta kërkojmë suksesin”.