Kosova do të jetë pa Edon Zhegrovën e Florent Hadërgjonaj në ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë.
Këtë e bëri të ditur Bajram Shala, menaxher i përfaqësueses së Kosovës.

Foda pret shumë nga Avdullahu

4 o. më parë / 1 sht 2025 12:19
Leon Avdullahu

“Për Leon Avdullahun jemi të gëzuar dhe shumë të kënaqur që ka vendosur për Kosovën. Ai ka kaluar te Hoffenheimi. Është integruar shumë shpejt dhe po tregohet i suksesshëm në Bundesligë. Kemi biseduar shumë në muajt e fundit. E kam parë që ka personalitet shumë të mirë. Është lojtar specifik, sidomos në mesfushë. Mund të luajë kudo që vendoset. Jemi të gëzuar që e kemi tani në ekip”

Foda: Nuk jemi favorit, por mund të jemi të rrezikshëm

4 o. më parë / 1 sht 2025 12:17
Franco Foda

“Kemi një grup jo të lehtë.  Kemi një ekip shumë të mirë, kemi kualitete, kemi mundësi. Dihet që vendi i parë në grup kualifikohet direkt. Ne jemi duke luajtur futboll, jetojmë për futboll. Jam shumë i bindur se kemi formuar ekip shumë të mirë dhe këtë bindje do ta përcjell tek ekipi. Nuk jemi favorit, por mund të jemi shumë të rrezikshëm. Këto dy ndeshje do të tregojnë çfarë drejtimi do të marrim në këtë cikël. Nuk do të jetë udhëtim i lehtë”.

Ffk

Foda: I dimë pikat e dobëta të Zvicrës

4 o. më parë / 1 sht 2025 12:16
foda

“Se a do të fitojmë apo jo do të shihet të premten. Nuk jam parashikues. Por kemi besim, kemi treguar kualitet në ndeshjet e kaluara. E njohim mirë Zvicrën, i njohim mirë pikat e forta dhe të dobëta të saj. Nëse paraqitemi si ekip, të bashkuar, dhe nëse i zbatojmë të gjitha në fushë mund të arrijmë fitore apo të paktën barazim”.

Foda: Jemi të gatshëm të përballojmë mungesën e Rashicës e Zhegrovës

4 o. më parë / 1 sht 2025 12:08
Foda zhegrova rashica

 Selektori Franco Foda vlerëson se Kosova është gati të kompensojë mungesën e Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës.

“Jemi në kërkim të zgjedhjeve të reja dhe në të kaluarën kemi treguar se jemi të gatshëm të përballojmë të gjitha mungesat. Jemi shumë optimistë që në ndeshjet e radhës edhe me mungesat e tilla do t’ia dalim. Jemi shumë optimistë se do të kemi rezultat të mirë”, ka thënë Foda.