Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Foda flet për Zhegrovën

Franco Foda, Edon Zhegrova

"Kemi plan të qartë dhe ide se si do të duket ekipi. Në javët e fundit e kemi përcjellë intensivisht lojën e Sllovakisë, bashkë me ekipin e trajnerëve.
E dimë që Zhegrova nuk ka pasur kohë të lehtë, por e dimë që është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, me kualitetet që ka. Nuk mund t’u tregoj se kush do të luajë startues dhe kush sa minuta do të ketë", është shprehur selektori Franco Foda.


Foda: Presionin ta shndërrojmë në energji pozitive

"Shumë faktorë janë të rëndësishëm para ndeshjes me Sllovakinë. Njëra anë është aspekti taktik, por edhe gjendja mentale e lojtarëve.
E dimë çka na pret. Kemi mundësi ta shkruajmë historinë. Presioni është i lartë, por këtë do të mundohemi ta shndërrojmë në energji pozitive.
Kemi treguar se në këto situata dimë të sillemi mirë.
Është mundësi e mirë, këto situata nuk vinë shpesh.
Të gjithë janë të motivuar, por nuk duhet të jemi të tejmotivuar. Duhet ta kemi kokën e qetë.
Lojtarët duhet ta ndjekin planin", ka thënë Foda.


Foda flet për përkrahjen e shikuesve

“Kemi respekt të madh për fansat e Kosovës, për Dardanët. Jemi tej mase mirënjohës dhe falënderues që i kemi pasur mbështetës në të gjitha ndeshjet, sidomos ato si mysafir. Është e pabesueshme përkrahja që kishim. Publiku jep energji shtesë. Në faza të mira lojtarët luajnë mirë. Por në faza të vështira kemi nevojë për mbështetjen e publikut. Presim shumë fansa nga Kosova, por edhe nga vendet tjera. Mbështetja e tyre na jep ndjesinë sikur të jemi në shtëpi”.

Edhe Foda tregon nëse Zhegrova do të jetë titullar ndaj Sllovenisë Futboll Foda tregon nëse Zhegrova do të jetë titullar ndaj Sllovenisë

VIDEO: Konferenca për shtyp

 

Lexo përditësimet tjera
foda

Foda: Do të bëjmë çdo gjë për të fituar në Sllovaki

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka pranuar cilësinë e Sllovakisë, por ka thënë se...