Futboll

Foda: Austria është favorite e grupit

Franco Foda

Franco Foda

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka thënë se Austria është favorite e Grupit. Ai ka thënë se Kosova synon të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova është në Grupin B3 së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.

“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C”, ka thënë Foda për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Foda më herët ka qenë selektor i Austrisë. E kishte udhëhequr drejt kualifikimit në Evropianin e vitit 2020.

“Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luajë kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende te muaji mars”, ka theksuar Foda.

Kosova në mars, saktësisht më 26 mars luan gjysmëfinalen e plejofit të Kupës së Botës.
Do të përballet në Bratislavë kundër Sllovakisë.

Lexo përditësimet tjera
Kosova në grup me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën

Kosova në grup me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën

Kosova do të ballafaqohet në Grupin B3 me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën në edicionin 2026/2027 të...