Futboll

Fitore minimale e Dortmundit ndaj ekipit të Bundesligës 3

Borussia Dortmund

Skuadra e madhe gjermane, Borussia Dortmund, ka fituar me shumë vështirësi ndaj skuadrës që garon në Bundesliga 3 të Gjermanisë, Essen.

Dortmundi mposhti Essenin me rezultat minimal, 1:0, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Goli i Serhou Guirassyt vendosi takimin. Ai realizoi golin e fitores në minutën e 79-të.

Me këtë fitore, Dortmundi ka kaluar tutje për Kupë të Gjermanisë.