Në ceremoninë e shortit për Botërorin 2026, FIFA i ka ndarë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, çmimin e paqes, “FIFA Peace Price”.
Pos një trofeu, Trumpit i është ndarë edhe një medalje, të cilën presidenti i SHBA-së e vendosi menjëherë në gjoks.
Në një prezantim për dhënien e çmimit, është përmendur se Trumpi ndaloi tetë luftëra, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është vërtet një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Shpëtuam miliona jetë - Kongoja si shembull, 10 milionë vdiqën, ata po shkonin drejt 10 milionëve të tjerë shumë shpejt. Gjithashtu me Indinë dhe Pakistanin, ne gjithashtu ndaluam luftërat që të ndodhnin pak para se të fillonin. Bota është një vend më i sigurt tani”, ka thënë Trump pasi pranoi çmimin.
Nëse kualifikohet, Kosova në grup me SHBA-në, Australinë e Paraguain
Kosova i ka mësuar të premten mbrëma kundërshtarët e mundshëm në Kupën e Botës 2026 në...-
Shtëpia e Bardhë thotë se askush më shumë se Trumpi nuk e meriton Çmimin e FIFA-s
-
Trumpi para OKB-së: U dhashë fund shtatë luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre
-
Analizë e CNN-it: A u dha Trumpi vërtetë fund gjashtë luftërave?
-
Trumpi dëshiron që Infantino të jetë shefi i ri i OKB-së
-
Trumpi dorëzon trofeun, qëndron pak më gjatë në skenë