Shtëpia e Bardhë është kundërpërgjigjur ndaj kritikëve të ndarjes së Çmimit të Paqes të FIFA-s për Donald Trumpin, duke thënë se nuk ka askush që e ka merituar më shumë çmimin se presidenti i SHBA-së.
FIFA i dha Trumpit çmimin e parë në shortin e Kupës së Botës në dhjetor, për “promovimin e paqes dhe unitetit në të gjithë botën”. Ky vendim u kundërshtua nga grupe të të drejtave të njeriut dhe aktivistë.
Futbollisti australian, Jackson Irvine, tha këtë javë se dhënia e çmimit për Trumpin ishte tallje me Politikën e të Drejtave të Njeriut të FIFA-s, ndërsa federata norvegjeze theksoi se FIFA duhet ta heqë çmimin.
Shtëpia e Bardhë u përgjigj duke thënë se politika e jashtme e Trumpit kishte përfunduar tetë luftëra për më pak se një vit.
“Nuk ka askush tjetër në botë që e meriton më shumë Çmimin e parë të Paqes të FIFA-s sesa Presidenti Trump. Kushdo që mendon ndryshe vuan qartë nga një rast i rëndë i Sindromës së Çrregullimit Trump”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle në një deklaratë.
-
FIFA ia jep Trumpit çmimin e paqes për ndaljen e 8 luftërave, përfshirë atë Kosovë - Serbi
-
Trumpi dëshiron që Infantino të jetë shefi i ri i OKB-së
-
Trumpi dorëzon trofeun, qëndron pak më gjatë në skenë
-
E konfirmon Shtëpia e Bardhë, Trump do të jetë në finale
-
FIFA e përkrah arbitrin pas komenteve të Trumpit