Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë prezent në finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, të dielën. Këtë e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
Më herët presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se Trump do të dorëzojë trofeun e kampionit.
Drejtues të shteteve zakonisht paraqiten në finale. Madje kanë ndarë trofeun e Botërorit disa herë, duke përfshirë trofeun në “Rusia 2018” dhe “Katari 2022”.
Trump nuk ishte në stadium për ndonjë ndeshje të deritashme të Botërorit.
Ka bërë bujë përfshirja e Trumpit për të pezulluar dënimin e futbollistit amerikan Folarin Balogun. Ai u lejua të luajë ndaj Belgjikës ndonëse kishte karton të kuq nga ndeshja paraprake. Kjo bëri që FIFA të përballet me kritika të shumta.