FIFA i ka kërkuar falje Federatës së Futbollit të Ukrainës për shfaqjen e një harte në shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, pa Krimenë e okupuar nga Rusia si pjesë të Ukrainës.
“Ne kuptojmë plotësisht ndjeshmërinë e çështjes. Incidenti ishte i paqëllimshëm dhe kërkojmë falje të sinqertë”, thuhet në letrën e FIFA-s që e ka publikuar federata ukrainase.
Ukraina ishte njëra prej 54 përfaqësueseve në shortin e së premtes.
Rusia e ka okupuar Krimenë në vitin 2014. Ky territor nuk u paraqit si pjesë e Ukrainës gjatë shortit.

Artikuj të ngjashëm
-
A gaboi FIFA me hartën e Kosovës?
-
FIFA do t'i ndajë dokumente lidhur me propozimin për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës
-
Infantino kërkon falje, por s’u përgjigjet pyetjeve
-
Infantino kërkon falje për gabimet, por mbetet president i FIFA-s
-
UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s, premton veprime të tjera