Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez, ka folur për fillimin te skuadra e Chelseat.
Në një intervistë për “ESPN”, Fernandez deklaroi se 18 muajt e parë ishin shumë të vështira për të. Por argjentinasi theksoi se tashmë është ambientuar dhe po ndihet shumë mirë në klubin londinez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“18 muajt e parë te Chelsea ishin shumë të vështirë. Shumë ndryshime, por sot ndihem shumë mirë. Kur u transferova te Chelsea ishte shumë e vështirë, ndryshimi i trajnerëve, skuadra nuk po shkonte mirë, lëndime. Nuk isha i kënaqur me paraqitjet, më pas u lëndova, ndodhën shumë gjëra të pafavorshme. Por sot ndihem shumë mirë, ashtu si skuadra dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”, ka thënë Fernandez.
23-vjeçari Fernandez te Chelsea u transferua në janarin e vitit 2023 nga Benfica për 121 milionë euro. Kontrata me klubin anglez i përfundon në verën e vitit 2032.