Pas barazimit 1:1 me Llapin dhe humbjes 3:1 nga Drita, Ferizaj ka shënuar fitore të mërkurën kundër Prishtinës së Re. Ndaj skuadrës së promovuar në Superligë, Ferizaj, në shtëpi fitoi me rezultat 3:0.
Ndeshja Ferizaj – Prishtina e Re i takoi javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë për Ferizajn e shënoi Erion Sadriu në minutën e 22-të.
Në pjesën e dytë Ferizaj shënoi dy gola tjerë nëpërmjet Jakup Berishës në minutën e 70-të dhe Remzifaik Selmanit në minutën e 90-të.
Ferizaj është ngritur në vendin e tetë me 13 pikë, kurse Prishtina e Re ka shtatë pikë në pozitën e fundit (10).