Kampionia e Kosovës mposhtet në Skenderaj
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka pësuar disfatë të mërkurën pas serisë prej katër fitoreve rresht në Superligë. Drita pësoi disfatë nga Drenica me rezultat 3:1 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Ndeshja Drenica – Drita i takoi xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Për Drenicën ishte fitorja e parë pas serisë prej katër humbjeve rresht.
Drita kaloi e para në epërsi me golin e Albert Dabiqajt në minutën e 56-të. Por Drenica nuk u dorëzuar. Shënoi tri gola për fitore shumë të rëndësishme.
Ronaldo Chacon shënoi dy golat e parë. Të barazimit 1:1 e shëno në minutën e 64-t, kurse të epërsisë së parë 2:1 e shënoi në minutën e 73-të.
Golin e tretë për Drenicën e realizoi Kreshnik Uka në minutën e 76-të.
Drenica është në vendin e gjashtë me 14 pikë, kurse Drita në vendin e katërt me 17 pikë, sa ka edhe Dukagjini një pozitë më lart.
Llapi ndal serinë e fitoreve të Prishtinës
Llapi e ka fituar ndeshjen derbi të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas serisë prej gjashtë fitoreve rresht, Prishtina, të mërkurën pësoi disfatë nga Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me rezultat 2:1.
Edon Zadriu në minutën e 40-të dhe Alex Gnapi në minutën e 53-të shënuan golat që ia siguruan pikët e plota ekipit të drejtuar nga trajneri Tahir Batatina.
Golin e vetëm për Prishtinën e shënoi zëvendësuesi Leotrim Kryeziu në minutën e 68-të.
Për llapjanët është fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit në Superligë.
Llapi është i pesti me 16 pikë, kurse Prishtina mbetet në vendin e parë me 25 pikë.
Ferizaj thellon krizën e Prishtinës së Re
Pas barazimit 1:1 me Llapin dhe humbjes 3:1 nga Drita, Ferizaj ka shënuar fitore të mërkurën kundër Prishtinës së Re. Ndaj skuadrës së promovuar në Superligë, Ferizaj, në shtëpi fitoi me rezultat 3:0.
Ndeshja Ferizaj – Prishtina e Re i takoi javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë për Ferizajn e shënoi Erion Sadriu në minutën e 22-të.
Në pjesën e dytë Ferizaj shënoi dy gola tjerë nëpërmjet Jakup Berishës në minutën e 70-të dhe Remzifaik Selmanit në minutën e 90-të.
Ferizaj është ngritur në vendin e tetë me 13 pikë, kurse Prishtina e Re ka shtatë pikë në pozitën e fundit (10).
Prishtina ngushton epërsinë e Llapit
Gnapi i shënon ish-skuadrës, Llapi po fiton 2:0
Gnapi shënoi golin e dytë për llapjanët në minutën e 53-të.
Llapi në epërsi pas pjesës së parë
Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes derbi ndaj Prishtinës.
Golin e vetëm për Llapin e shënoi Edon Zadriu në minutën e 40-të. Ai shënoi me asistim të Edon Sadriut.
Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe i takon xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndërkohë me epërsi 1:0 në pushim ka shkuar edhe skuadra e Ferizaj. Golin e vetëm për Ferizajn në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re e shënoi, Erion Sadriu. Ai shënoi në minutën e 22-të.
Pjesa e parë e ndeshjes tjetër interesante ndërmjet Drenicës dhe Dritës përfundoi baras pa gola.
Ndeshja po luhet në “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Llapi në epërsi ndaj Prishtinës
Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina ka kaluar në epërsi 1:0 në ndeshjen ndaj Prishtinës.
Golin e epërsisë për Llapin e shënoi Edon Zadriu në minutën e 40-të. Ai shënoi me asistim të Edon Sadriut.
Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe i takon xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Është edhe ndeshja më interesante e kësaj xhiroje.