Skuadra e Fenerbahçes nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Hoffenheimit, Fisnik Asllani.
Mediumet në Turqi kanë raportuar se Feneri shpreson ta fitojë garën me Chelsean për sulmuesin 23-vjeçar të Kosovës.
Fenerbahçe planifikon të përforcohet për edicionin e ardhshëm dhe njëri prej lojtarëve që synon është sulmuesi i Kosovës.
Hoffenheimi kërkon 30 milionë euro për lirimin e Asllanit.
Asllani ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar tetë herë në 26 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.