Gjasat që futbollisti i Chelseat, Estevao, të paraqitet për Brazilin në Kupën e Botës janë në dyshim.
Estevao ka pësuar lëndim muskulor që ia pamundëson të luajë deri në fund të këtij sezoni për “blutë”.
18-vjeçari u detyrua të largohej nga loja më herët të shtunën në humbje 1:0 në shtëpi nga Manchester Unitedi.
“Ai ishte i shaktërruar. Qante pas pjesës së parë dhe u ndjeva keq për të”, kishte thënë ish-trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, pas ndeshjes.
Brazili luan ndaj Marokut në ndeshjen hapëse të Botërorit më 13 qershor.
Është hera e dytë që Estevao pëson lëndim muskulor në këtë sezon.
Braziliani i ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 36 paraqitjet e këtij sezoni.