Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Emërllahu tregon se lëndimi megjithatë nuk është serioz

Lindon Emërllahu

Presidenti i Clujit rumun, Cristi Balaj, deklaroi të martën për “fantatik.ro” se mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, u lëndua rëndë në fitoren 2:0 ndaj Craiovas, të hënën mbrëma.

Ndaj Emërllahut u shkaktua një ndërhyrje e rëndë dhe ai u detyrua që të zëvendësohet në minutën e 73-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Emërllahu në një përgjigje për KOHËN theksoi se lëndimi megjithatë nuk është serioz.

Ai pret të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Clujit.

“Nuk ka ndonjë lëndim serioz. Bëhet fjalë për një lëndim të vogël mirëpo gjithçka është në rregull”, ka thënë Emërllahu të martën pasdite.

22-vjeçari Emërllahu së fundi u stabilizua në përbërjen bazë të Clujit.

Ai te klubi rumun u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Ballkani për 700 mijë euro.

Te Cluji luan edhe Meriton Korenica.

Lexo përditësimet tjera
Lindon Emërllahu

Lëndimi i Emërllahut është serioz

Mesfushori Lindon Emërllahu është stabilizuar në përbërjen bazë të Clujit rumun, por në ndeshjen e fundit...