Futboll

Një klub nga MLS-ja interesohet për Emërllahun

Lindon Emërllahu

Presidenti i Clujit, Iuliu Muresan, ka thënë se skautë të një klubi të kampionatit MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë përcjellë nga afër Lindon Emërllahun. Ai ka thënë se Emërllahu ishte përcjellë nga afër në ndeshjen që Cluji e fitoi 3:0 ndaj Rapid Bukureshtit.

Emërllahu lëshoi fushën i lënduar në minutën e 81-të. Por nuk ka raportime për ndonjë lëndim të rëndë.

“Në ndeshjen kundër Rapidit kishte vëzhgues nga MLS. Dhe ata vunë re dy lojtarë. Louis Munteanun dhe sigurisht Emërllahun. Nuk e di se për cilën skuadër bëhet fjalë, por gjithsesi, ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Muresan.

Cluji ka refuzuar ofertën e FCSB-së, ndërsa synon ta shesë Emërllahun për 1.5 milionë euro.

Mesfushori i Kosovës është prej lojtarëve kyç te Cluji.

22-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë në 14 ndeshje në Superligën rumune të futbollit.