Lindon Emërllahu ishte i pafat të enjten mbrëma kur Cluji rumun fitoi 3:0 ndaj Paksit hungarez, fitore që ishte e mjaftueshme për të avancuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Reprezentuesi i Kosovës luajti vetëm tre minuta, ndërsa Meriton Korenica e kompletoi ndeshjen dhe asistoi në golin e parë e të tretë.
Emërllahu u lëndua fillimisht në sekondën e 30-të të ndeshjes.
Mesfushori 22-vjeçar tentoi ta vazhdonte ndeshjen, por në minutën e tretë u shtri në fushë sërish dhe u pa shumë i mërzitur.
Një minutë më vonë e la fushën me lot në sy.
Emërllahu po vuan nga lëndimi muskulor në kofshën e këmbës së djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushës prej tri deri në katër javë.
Edhe
Emërllahu lëndohet, Korenica bën dy asistime
Kështu ka shkruar mediumi rumun “Gsp.ro” të premten.
Emërllahu u transferua te Cluji në muajin shkurt, ndërsa ka luajtur 21 ndeshje për Clujin dhe ka kontribuuar me dy gola të realizuar.