Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lindon Emërllahu lëndon nyjën e këmbës së majtë

Lindon Emërllahu

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu është larguar nga fusha i lënduar gjatë ndeshjes Cluj – Rapid Bukureshti. Cluji e fitoi ndeshjen 3:0.

Emërllahu lëndoi nyjën e këmbës së majtë. Mesfushori Emërllahu mori ndihmën mjekësore, por nuk arriti të rikthehej më në fushë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mbetet të shihet pas testeve nëse lëndimi i Lindon Emërllahut është afatgjatë apo nëse ai do të jetë në gjendje të kthehet në fushë së shpejti”, shkruan “digisport.ro”.

Emërllahu u zëvendësua në minutën e 81-të, katër minuta pasi Meriton Korenica shënoi golin për 3:0.