Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Emërllahu shënon gol në barazimin e Clujit

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka realizuar gol në barazimin e Clujit.

Cluji të shtunën mbrëma barazoi 2:2 me Universitatea Craiovan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tetë të plejofit të Superligës së Rumanisë.

Emërllahu shënoi për 1:1 në minutën e 53-të.

Ai në lojë u inkuadrua me fillimin e pjesës së dytë ndërsa bashkëlojtari i tij, Meriton Korenica, u paraqit nga minuta e 64-t.

Për 22-vjeçarin Emërllahu ky ishte goli i dytë i realizuar këtë edicion në 14 ndeshjet e zhvilluara.