Futboll

Emërllahu e shënon golin e fitores për Clujin

Lindon Emerllahu

Lindon Emërllahu ishte vendimtar të dielën në fitoren e skuadrës së Clujit. 

Me golin e shënuar nga Emërllahu, Cluji arriti që t’i fitojë pikët e plota në ndeshjen që i takoi xhiros së 12-të në elitën e futbollit rumun. 

Cluji në shtëpi fitoi 2:1 ndaj Hermannstadtit. 

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e dhjetë me golin që e shënoi Dragos Albu. 
Louis Munteanu i barazoi shifrat në minutën e 24-t. 

Reprezentuesi i Kosovës, Emërllahu, e shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 55-të. 

Ai u paraqit deri në minutën e 85-të kurse Meriton Korenica në lojë u inkuadrua nga minuta e 61-të. 
Për 22-vjeçarin Emërllahu ishte goli i tretë këtë edicion. Ka edhe një asistim.