Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka shënuar gol për Clujin me asistim të Meriton Korenicës të enjten mbrëma për Kupë të Rumanisë. Emërllahu shënoi golin e katërt në minutën e 50-të në fitoren 4:1 ndaj Farul Constantas, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës rumune të futbollit.
Emërllahu luajti deri në minutën e 63-të, ndërsa Korenica kompletoi takimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Emërllahun ishte goli i parë me fanellën e Clujit. Skuadrës rumune, 22-vjeçari iu bashkua nga Ballkani i Suharekës në shkurt për 700 mijë euro.
Në finalen e 14 majit, Cluji do të përballet me Hermannstadtin.