Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edhe Zvicra del kundër FIFA-s

Edhe Zvicra del kundër FIFA-s

Federata e Futbollit e Zvicrës nuk do ta përkrahë kandidimin e Gianni Infantinos për të qenë President i FIFA-s edhe për një mandat tjetër. 

Lajmi është zyrtarizuar të mërkurën nëpërmjet një komunikate për media.

Te Zvicra e kanë përmendur rastin e Folarin Balogunit në Kupën e Botës 2026, të cilit iu hoq kartoni i kuq. 

Ata kanë dyshime në lidershipin, qeverisjen dhe transparencën e FIFA-s me Infantinon si President. 

“Kjo ka të bëj veçanërisht me çështjet e qartësisë së rregulloreve dhe integritetit të garës në rastin ‘Balogun’, si dhe me integrimin institucional dhe llogaridhënien në lidhje me programin ‘FIFA Forëard Enterprise’”, ka shkruar Federata zvicerane ndër të tjera.

Presidenti i Federatës zvicerane kërkon që kreu i FIFA-s të ketë standardet më të larta të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale.