Edhe tre anëtarë të tjerë të përfaqësueses së Iranit në futboll, që pranuan viza për të qëndruar në Australi, kanë vendosur të kthehen në vendin e tyre, është bërë e ditur të dielën nga autoritetet e Australisë.
Vendimi bën që në Australi të mbesin vetëm tri prej shtatë anëtareve të përfaqësueses së futbollisteve sa ishin fillimisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë natës, tre anëtarë të ekipit të futbollit të Iranit morën vendimin që t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit në rrugën për në Iran”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Tony Burke.
“Pasi u thanë zyrtarëve australianë që morën vendimin, lojtareve u ofruan mundësi të tjera për të biseduar për opsionet e tyre”, ka shtuar Burke.
Ekipi i Iranit arriti në Australi për Kupën e Azisë muajin e kaluar, pak para se të fillonte lufta në Lindjen e Mesme, më 28 shkurt.
Fillimisht gjashtë lojtare dhe një anëtar i stafit mbështetës, nga lista prej 26 lojtareve, pranuan vizat humanitare për të qëndruar në Australi. Kjo ndodhi pasi pjesa më e madhe e ekipit udhëtoi nga Australia për në Malajzi më 9 mars.
Ndërkohë një lojtare ndryshoi mendje dhe u kthye në Iran. Tre të tjerë janë larguar të dielën nga Sydney.
Mediat iraniane kanë saktësuar se së fundi janë larguar dy lojtare dhe anëtari i stafit. Sipas tyre “ata kanë vendosur të kthehen në gjirin e ngrohtë të familjes dhe vendit të tyre”.
Ishte bërë temë siguria e futbollisteve të Iranit në vendin e tyre, pasi ato nuk kënduan himnin në ndeshjen e parë në Australi.
Qeverisë australiane i ishte kërkuar që të ofrojë qëndrim për futbollistet e Iranit. Por vetëm tri prej tyre tashmë janë në Australi.