Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Australisë i kërkohet të mbrojë futbollistet e Iranit që u quajtën “tradhtare të kohës së luftës”

futbollistet e Iranit

Qeverisë së Australisë i është kërkuar që të lejojë futbollistet e Iranit të qëndrojnë në Australi, pasi një komentator konservator, i lidhur me shtetin në Iran, i quajti ato “tradhtare të kohës së luftës”.

Komentatori tha se futbollistet duhet të “trajtohen më ashpër”.

Futbollistet e Iranit aktualisht po garojnë në Kupën Aziatike. Ato u mposhtën 4:0 nga Australia në Gold Coast të Australisë, në ndeshjen e dytë të fazës grupore, të enjten.

Ndeshja e fundit e tyre është kundër Filipineve të dielën në mbrëmje. Pas asaj ndeshjeje duhet të kthehen në shtëpi, në Iran.

Pamje të shpërndara kanë shfaqur prezantuesin e televizionit shtetëror të Iranit, Mohammad Reza Shahbazi, duke akuzuar ekipin për mungesë nderi pasi lojtaret nuk e kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së parë, kundër Koresë së Jugut të hënën. Por para ndeshjes me Australinë, të enjten, futbollistet e Iranit e kënduan himnin dhe bënë përshëndetje të ngjashme me atë të ushtarëve.

Edhe Futbollistet e Iranit nderohen me ceremoni pas kthimit në Teheran Futboll Futbollistet e Iranit nderohen me ceremoni pas kthimit në Teheran

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Refugee Council”, Paul Power, tha se “bazuar në provat që janë në dispozicion, duket se anëtaret e ekipit të futbollit janë në rrezik nëse kthehen”.

Ai ka përmendur faktin që njerëz në Iran kanë pasur pasojë të “tmerrshme” për akte të thjeshta proteste.

Gazetari iranian me bazë në Gjermani, Ali Bornaei, i kërkoi ministres së Punëve të Jashtme të Australisë, Penny Wong, që t’i ofrojë mbrojtje ekipit. 

“Jeta e futbollisteve të Iranit është në rrezik të menjëhershëm. Pas protestës së tyre paqësore në Australi, media e lidhur me shtetin i ka etiketuar ato zyrtarisht si tradhtare të kohës së luftës”, shkroi Bornaei.

“Në Iran ‘tradhtia’ është vepër penale që dënohet me vdekje. Këto sportiste përballen me paraburgim dhe ekzekutim arbitrar nëse detyrohen të kthehen”.

Wong tha se qeveria australiane “qëndron me popullin e guximshëm të Iranit në luftën e tij kundër shtypjes”.

“Populli ka vuajtur akte brutale dhune dhe kërcënimi. Gratë në veçanti janë të shtypura nga regjimi”, tha ajo.

Edhe Edhe tre anëtarë të përfaqësueses së Iranit vendosin kundër qëndrimit në Australi si refugjatë Futboll Edhe tre anëtarë të përfaqësueses së Iranit vendosin kundër qëndrimit në Australi si refugjatë

Wong shpreson që pjesëmarrja në garën e futbollit e grave të Iranit të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm të iranianëve.

Një fitore e thellë ndaj Filipineve, mund t’i sigurojë Iranit avancimin në çerekfinale si një prej përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.