Goli i Austrisë në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Algjerisë e dërgoi këtë përfaqësuese në fazën nokaut. Ndërkohë e la jashtë fazës së eliminimit direkt përfaqësuesen e Iranit. Madje Irani është i vetmi që nuk e kalon grupin, prej ekipeve përfaqësuese që nuk pësuan humbje në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.
Me fitore të Algjerisë apo Austrisë në ndeshjen e fundit të fazës grupore, Irani do të avanconte nga vendi i tretë në grupin e tij. Algjeria shënoi për 3:2 në minutën e 93-të, të dielën në mëngjes, por Austria shënoi në “prekjen e fundit”, në minutën e 96-të për 3:3. Kështu Irani mbeti përfaqësuesja më e mirë e vendit të tretë që nuk avancoi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTetë përfaqësueset më të mira prej 12 grupeve gjithsej kanë avancuar në fazën nokaut. Bëhet fjalë për Kongon, Suedinë, Ganën, Ekuadorin, Bosnjë-Hercegovinën, Algjerinë, Paraguain dhe Senegalin.
Janë eliminuar Irani, Koreja e Jugut, Skocia dhe Uruguai.
Për Iranin ishte një Botëror i pazakontë, i zhvilluar mes zhvillimeve politike dhe kufizimeve të rrepta të vendosura nga SHBA-ja.
Iranianët luftuan për barazime në Grupin G me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin.
Dhe barazimi i Austrisë ishte një moment i fundit i dhimbshëm për Iranin në një Kupë të Botës të trazuar, brenda dhe jashtë fushës.
Tek Irani janë ankuar vazhdimisht për ndërlikime të shumta, që kishin të bënin kryesisht me kufizimet e udhëtimet. Një pjesë e stafit të Iranit nuk është pajisur me viza për të udhëtuar në Botëror. Futbollistët e Iranit ishin të vendosur në Tijuana të Meksikës, ndërsa të gjitha ndeshjet i luajtën në SHBA. Hyrja në SHBA, deri për ndeshjen e tretë, iranianëve u mundësohej vetëm 24 orë para se të dilnin në fushë. Ndërkohë që duhej të largoheshin nga SHBA-ja menjëherë pas ndeshjeve.
Për shumë kohë, pjesëmarrja e Iranit në Botëror ishte e dyshimtë për shkak të luftës në të cilën ky vend është me SHBA-në.
Baza e Iranit duhej të ishte në SHBA, por u vendos të jetë në Meksikë në fund.
Pas eliminimit, ekipi iranian lëshoi një deklaratë duke shprehur “mirënjohje të përzemërt për njerëzit e mrekullueshëm të Meksikës, veçanërisht të qytetit të bukur Tijuana”. Vetëm një ditë më parë kapiteni i Iranit, Mehdi Taremi u ankua për trajtim të pabarabartë në Botëror.
“Të largohemi nga Tijuana është vërtetë e vështirë për të gjithë ne”, shkruan në deklaratën e Iranit.
Në Tijuana, iranianët u pritën ngrohtë.
Vetëm para ndeshjes së fundit, Iranit iu lejua që të udhëtonte dy dytë më herët për në SHBA. Këto kufizime kanë pasur ndikim në paraqitje, sipas iranianëve. Ata po ashtu nuk e kishin me vete një pjesë të stafit.
Nëse do të kualifikohej, Irani do ta luante ndeshjen e fazës nokaut në Vancouver të Kanadasë.
“Na trajtuan shumë, shumë keq”, tha selektori i Iranit, Amir Ghalenoei pas barazimit me Egjiptin, që mund t’i mjaftonte për kualifikim.
“Shpresoj që bota do të bëhet e vetëdijshme për këto çështje. Ajo që kanë bërë këta lojtarë të rinj të Iranit do të hyjë në histori. Pse? Sepse organizatori na trajtoi në mënyrën më të keqe të mundshme”, ka shtuar selektori iranian.