Anëtaret e përfaqësueses së Iranit në futboll janë nderuar me ceremoni pritëse pasi u kthyen në vendin e tyre pas qëndrimit në Australi, e ku disa lojtare kërkuan azil.
“Jemi të lumtura që jemi në Iran, pasi Irani është vendi ynë”, ka thënë mesfushorja Fatemeh Shaban.
Mbështetësit kanë valvitur flamuj, ndërsa disa prej lojtareve mbanin lule dhe kanë firmosur topa të vegjël futbolli.
“Nuk kam pritur që kaq shumë njerëz do të na presin dhe jam e lumtur që jam bijë e Iranit”, ka shtuar Fatemeh Shaban.
Dy lojtare të Iranit zgjodhën të qëndrojnë në Iran dhe po ushtrojnë me Brisbane Roar.
Të tjera që fillimisht kërkuan azil pasi Irani u eliminua nga Kupa e Azisë, ndryshuan mendje ndërkohë dhe vendosën të kthehen në Iran.
Edhe
Edhe tre anëtarë të përfaqësueses së Iranit vendosin kundër qëndrimit në Australi si refugjatë
Lojtaret e Iranit u bënë të famshme pasi në ndeshjen e parë në Australi nuk e kënduan himnin. Kjo u vlerësua si akt i protestës, ndërsa në Iran një komentator bëri thirrje për disiplinimin e tyre.
Në dy ndeshjet tjera iranianet e kënduan himnin. U bënë shumë thirrje që atyre t’u ofrohet azil në Australi, por vetëm dy vendosën që të qëndrojnë në këtë vend.
-
Një prej anëtareve të ekipit të Iranit ndryshon mendje për azilin në Australi
-
Australia ofron azil për pesë anëtare të përfaqësueses së Iranit
-
Australisë i kërkohet të mbrojë futbollistet e Iranit që u quajtën “tradhtare të kohës së luftës”
-
Iranianët u urdhëruan të largohen nga SHBA-ja menjëherë pas ndeshjes me Zelandën e Re