Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edhe PSG-ja akuzohet për çështje financiare, përfshihet Infantino

Infantino

Të tjera akuza janë bërë ndaj kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili është në presion të madh dhe kërkohet dorëheqja e tij. 

Manchester City u shpall fajtor nga Premier League ditë më parë për thyerje të rregullave financiare.

Me të njëjtat akuza tani ka nisur të ngarkohet edhe Paris Saint-Germaini. Por, pas gjithë këtyre ngjarjeve me dy klubet, i përfshirë është Gianni Infantino. 

Kështu ka shkruar hakeri Rui Pinto, që i siguroi shumë “emaila” që dëshmuan parregullsitë. 

Ai ka thënë se presidenti aktual i FIFA-s, Infantino, i ka mbrojtur vazhdimisht të dyja klubet nga dënimet e ashpra në vitin 2014, kur ishte sekretar i përgjithshëm i UEFA-s. 

Pinto ka thënë se u ka dhënë informata të fshehta të dyja klubeve. 

Akuzat e reja të Pintos kundër Infantinos janë pjesë e një debati të gjerë se si futbolli evropian bën marrëveshje të parregullta financiare.