Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FIFA kritikon fushatën për shkarkimin e Infantinos

Infanito

FIFA ka kritikuar ashpër atë që e ka quajtur “përpjekje e bashkërenduar dhe e vazhdueshme” për të minuar organizatën botërore të futbollit dhe presidentin e saj, Gianni Infantino.

Deklarata e FIFA-s vjen pas një raporti të “Telegraph”, që pretendon se të dashurës së supozuar të Infantinos iu bë një pagesë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga UEFA, pasi Infantino kishte aferë kur ishte sekretar i përgjithshëm i UEFA-s.

FIFA ka goditur “pohimet e pabazuara dhe pretendimet e rreme në mënyrë të dukshme”, duke shtuar se “spekulimet dhe aludimet nuk duhet të paraqiten si fakte”.

Infantino është vënë nën presion në rritje nga UEFA dhe federatat nacionale evropiane të futbollit për shkak të planit për të shitur aksione të Kupës së Botës, që ndërkohë ka dështuar.

UEFA ka thënë se ka humbur besimin tek Infantino, ndërsa presidentja e Federatës së Futbollit të Norvegjisë, Lise Kaveness, i ka bërë zhirrje zviceranit të japë dorëheqje.

“Presidenti i FIFA-s u zgjodh në mënyrë demokratike nga federatat anëtare të FIFA-s dhe vazhdon të shërbejë me mandatin e tyre. Është gjithnjë e më e qartë se ka një përpjekje të përbashkët dhe të vazhdueshme nga disa për të minuar FIFA-n dhe presidentin e saj”, ka thënë FIFA në deklaratë.

Edhe Infantino nën presion, edhe Franca i del kundër Futboll Infantino nën presion, edhe Franca i del kundër

“Ata që nuk e kanë mbështetjen e federatave nacionale anëtare të FIFA-s, nuk duhet të kërkojnë të arijnë përmes akuzave, aludimeve ose dezinformatave atë që nuk mund ta arrijnë përmes proceseve demokratike të FIFA-s”.

Kundërshtimi ndaj Infantinos është kryesisht në Evropë. Deklarata e radhës e FIFA-s u lëshua në orët e vona të së shtunës.

“Ndryshimi në mënyrë të pashmangshme sfidon interesat e vendosura. Por mospajtimi me atë ndryshim nuk mund të justifikojë përpjekjet për të minuar mandatin demokratik të presidentit të FIFA-s ose institucionit që ai u zgjodh të drejtojë. FIFA mirëpret shqyrtimin legjitim. Por shqyrtimi nuk është leje për të shtrembëruar faktet, për të bërë akuzat e pabazuara ose për të prodhuar shpërqendrime të dizajnuara për të minuar progresin. Kur raportimi është i pasaktë apo mashtrues, FIFA do ta kundërshtojë atë drejtpërdrejt dhe me forcë”, shkruan në deklaratë.