Futboll

Edhe një skuadër e madhe në garë për Ardon Jasharin

Ardon Jashari

Falë edicionit të shkëlqyer me Club Bruggen, Ardon Jashari është bërë prej lojtarëve më të kërkuar në afatin kalimtar veror. 

Së fundmi në garë për shërbimet e mesfushorit të Zvicrës ka hyrë edhe Borussia Dortmundi, skuadra e madhe gjermane. 

Nëse dështon transferimi i Jobe Bellinghamit, Jashari mund të jetë alternativë për skuadrën e Bundesligës gjermane. 

Kështu ka shkruar të premten mediumi zviceran “Nau.ch”. 

Ditë më parë, “Sky” ka raportuar se edhe Manchester City po e përcjellë futbollistin 22-vjeçar. 

Ai ka zhvilluar 52 ndeshje për skuadrën belge Club Brugge. 

Ka kontribuuar me katër gola e gjashtë asistime. 

Jashari e fitoi Kupën belge, ndërsa është shpallur lojtari më i mirë i edicionit 2024/2025 në Belgjikë.