Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita fiton derbin ndaj Dukagjinit

Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka fituar derbin e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. 
Gjilanasit mposhtën të dielën Dukagjinin e Klinën me rezultat 3:1. 
Ndeshja u zhvillua në fushën me bari artificial në Gjilan.
Dukagjini kaloi i pari në epërsi me golin e realizuar nga Dienit Isufi. Ai kaloi klinasit në epërsi me golin e realizuar në minutën e 20-të. Por, festa e ekipit nga Klina zgjati vetëm tre minuta. 
Në minutën e 23-të, Drita shënoi golin e barazimit 1:1. Golin e shënoi Liridon Balaj.
Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë, ndërsa skuadra e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, kaloi në epërsi me golin e Arb Manajt në minutën e 54-t. 
Manaj, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Balajt, nuk u gëzua pasi e dërgoi topin në rrjetë. 
Golin e tretë e shënoi Salifu Ibrahim në minutën e 86-të.
Drita zë vendin e gjashtë me tetë pikë, kurse Dukagjini në vendin e tretë me 13 pikë.


Drita në epërsi

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit, 2:1. 
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, kaloi në epërsi me golin e Arb Manajt në minutën e 54-t. Manaj, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Balajt, shënuesit të golit të barazimit 1:1, nuk u gëzua pasi e dërgoi topin në rrjetë. 
Manaj është nga Klina dhe ka luajtur për këtë skuadër në të kaluarën.


Baras në Gjilan pas pjesës së parë

Pjesa e parë e ndeshjes Drita - Malisheva, është mbyllur baras, 1:1. Dienit Isufi shënoi për Dukagjinin në minutën e 20-të, ndërsa në minutën e 23-të, shifrat për Dritën i barazoi Liridon Balaj.

Edhe Drita kthehet te fitorja, mposht Dukagjinin Futboll Drita kthehet te fitorja, mposht Dukagjinin

Drita ishte e pafat pasi qëlloi dy herë shtyllën.


Barazohet rezultati në Gjilan

 

Vetëm tre minuta kaluan nga goli i Dukagjinit, dhe Drita është kundërpërgjigjur menjëherë.

Liridon Balaj realizoi golin e barazimit në minutën e 23-të me goditje të saktë nga zona.
 

Edhe Gjilani mposht kampionen në derbin lokal Futboll Gjilani mposht kampionen në derbin lokal

 


Dukagjini në epërsi ndaj kampiones

Dienit Isufi ka kaluar në epërsi Dukagjinin në duelin në udhëtim te Drita.

Goli u shënua pas një superaksioni të ndërtuar nga skuadra e trajnerit Ismet Munishi.

Edhe Dukagjini e mposht kampionen Futboll Dukagjini e mposht kampionen

Para shënimit të golit, Arb Manaj e qëlloi transversalen pas gjuajtjes me kokë.

Isufi realizoi në minutën e 20-të dhe nuk festoi. Ishte pjesë e Dritës në të kaluarën.