Anglezi 22-vjeçar Jude Bellingham është yll i madh i Real Madridit. Vëllai i tij më i vogël, 19-vjeçari Jobe Bellingham nisi furishëm te Borussia Dortmundi, ku u transferua nga Sunderlandi.
Në fundjavë Real Madridi e Borussia Dortmundi do të përballen në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor megjithatë nuk do të ketë përballje të vëllezërve Bellingham.
Jobe Bellingham është i suspenduar për atë ndeshje, pasi u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren 2:1 të Dortmundit ndaj Monterreyt, në ndeshjen e fundit të një të tetës së finales.
Jobe Bellingham u ndëshkua me të verdhë në dy ndeshjet e fundit dhe i duhet të pushojë në ndeshjen e ardhshme.