Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bellingham po e mendon largimin nga Dortmundi

Bellingham po e mendon largimin nga Dortmundi

Vetëm katër muaj prej që kur u transferua te Borussia Dortmundi, mesfushori anglez, Jobe Bellingham, është duke e menduar largimin nga “verdhezinjtë”.

Kështu ka raportuar të hënën njohësi i transferimeve, Sacha Tavolieri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jobe është vëllai i vogël i yllit të Real Madridit, Jude Bellingham.

20-vjeçari Jobe po e konsideron largimin në afatin kalimtar të dimrit. Ai nuk është i kënaqur me hapësirën.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në Bundesligë, Jobe ka luajtur vetëm 187 minuta.  

Ai në shumicën e ndeshjeve është inkuadruar nga banka rezervë dhe kjo gjë nuk po i pëlqen.

Ai po përballet me konkurrencë të fortë. Trajneri i Dortmundit, Niko Kovaç, i sheh më të rëndësishëm për skuadrën e tij Felix Nmechan, Pascal Grosson dhe Marcel Sabitzerin. 

Klubi i madh gjerman i pagoi 30 milionë euro Sunderlandit për kartonin e mesfushorit Jobe.

Jobe me Dortmundin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.