Futboll

Bellinghami i thotë "Po" Dortmundit

Jobe Bellingham

Mesfushori i Sunderlandit, Jobe Bellingham, pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Borussia Dortmundit në afatin kalimtar të kësaj vere. 

Bellingham tashmë është pajtuar për kushtet personale dhe e dëshiron kalimin te Dortmundi. 

Jobe dëshiron që t’i ndjekë hapat e vëllait të tij, Jude Bellingham. Jude Bellingham luan për Real Madridin. Te Reali u transferua pikërisht nga Dortmundi në verën e vitit 2023 për 113 milionë euro. 
Për 19-vjeçarin Jobe kanë shprehur interesim edhe disa skuadra tjera nga Bundesliga.  

Ai u shpall lojtari i ri më i mirë në kategorinë e dytë të futbollit anglez në edicionin që tashmë ka përfunduar. 

Jude e ndihmoi Sunderlandin që të promovohej në Premier League. 

Dortmundi tashmë ka filluar negociatat zyrtare me Sunderlandin. Jobe ka kontratë me Sunderlandin deri në vitin 2028.

Në 43 ndeshjet e zhvilluara në edicionin 2024/25, Jobe realizoi katër gola dhe bëri tri asistime.