Djali i madh i Cristiano Ronaldos ka debutuar me grupmoshën U16 të Portugalisë të enjten.
15-vjeçari Cristiano dos Santos, i njohur si Cristianinho, u inkuadrua në minutën e 90-të te Portugalia në fitoren 2:0 ndaj Turqisë, në turneun “Federations Cup”, që po organizohet në Turqi.
Tinejxheri, i cili luan për të rinjtë e Al Nassrit në Arabinë Saudite, te klubi i njëjtë si babai i tij, është ftuar më herët te grupmosha U15 e Portugalisë.
Ndeshjet e radhës për Portugalinë U16 do të jenë kundër Uellsit dhe Anglisë.
