Cristiano Ronaldo Junior shfaqi talentin e tij duke shënuar dy gola për ekipin U15 të Portugalisë.
Ai shënoi në fitoren 3:2 kundër Kroacisë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markoviq” në Kroaci.
Sulmuesi 14-vjeçar, i cili mban fanellën me numrin 7 si babai i tij, tregoi qetësi dhe aftësi në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Golin e parë e shënoi pas një vrapimi të mirë ndërsa topi i gjuajtur përfundoi në rrjetë. Ai festoi golin njëjtë siç bën babai i tij, Ronaldo i famshëm. Golin e dytë e shënoi me kokë pas gabimit të mbrojtjes kundërshtare.
Paraqitja e Ronaldos së ri tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mira në gjithë Evropën. Skautë nga klubet më të mira evropiane, përfshirë Bayernin, Dortmundin, Leipzigun, Interin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin, përcollën nga afër paraqitjen e tij.
Ai aktualisht është pjesë e Al Nassr, ekip ku luan babai i tij, ylli i futbollit Cristiano Rolando.