Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Deshishku mposhtet në finale të Botërorit U17

Deshishku

Talenti 17-vjeçar nga Barileva e Prishtinës, Hasan Deshishku, ka pësuar humbje në finale të Kampionatit Botëror për grupmoshën U17 me Austrinë. 

Austria humbi në finale nga Portugalia. 

Ndeshja u zhvillua në “Khalifa International Stadium” në Al Rayyan të Katarit, ndërsa u fitua nga portugezët 1:0. 

Anisio Cabral i Benficas e shënoi golin e fitores në minutën e 32-të. Ishte goli i shtatë në këtë turne për qendërsulmuesin e Portugalisë. 

Deshishku, që luan për të rinjtë e Austria Vjenës, e kompletoi ndeshjen. Ai e mbylli Botërorin me katër gola në total. 

Për Portugalinë ishte titulli i parë dhe u fitua në edicionin e 20-të të organizuar nga FIFA. 

Edhe Deshishku me Austrinë U17 në finale të botërorit Futboll Deshishku me Austrinë U17 në finale të botërorit

Në Doha të Katarit më herët gjatë ditës së enjte, portieri Alessandro Longoni i priti dy penallti dhe ia siguroi Italisë vendin e tretë në Botëror. 

Italia e mposhti Brazilin 4:2 në ekzekutimin e penalltive. Koha e rregullt u mbyll pa gola.