Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Deshishku me Austrinë U17 në finale të botërorit

Deshishku

Futbollisti i talentuar, Hasan Deshishku, me Austrinë U17 janë kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror U17 që po mbahet në Katar.

Austria U17 të hënën e eliminoi në gjysmëfinale Italinë U17 duke e mposhtur me rezultatin, 2:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy golat për Austrinë U17 i realizoi Johannes Moser.

Deshishku ndaj Italisë U17 luajti deri në minutën e 96-të. Deshishku në këtë Botëror ka katër gola të realizuar. Ai luan si sulmues i krahut të djathtë.

Deshishku shënoi dy gola ndaj Zelandës së Re, kurse nga një gol e realizoi ndaj Anglisë dhe ndaj Malit.

Austria U17 në çerekfinale e eliminoi Burkina Fason, kurse në një të tetën e finales e eliminoi Uzbekistanin.