Talenti 17-vjeçar i Austrisë U17, Hasan Deshishku, e ka humbur penalltinë në minutën e 95-të.
Por, penalltia e humbur nga ai nuk ndikoi në rezultat pasi Austria U17 fitoi 1:0 ndaj Japonisë U17 dhe e siguroi gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror në Doha të Katarit.
Ka vendosur goli i Johannes Moserit në minutën e 49-të.
Deshishku më pas në minutën e pestë të kohës shtesë, nuk arriti ta dyfishojë rezultatin dhe ndeshja u mbyll 1:0.
Ai u zëvendësua një minutë më vonë.
Deshishku në këtë edicion të Botërorit U17 ka katër gola të realizuar. Ai luan si sulmues i krahut të djathtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Deshishku me Austrinë U17 në finale të botërorit
-
Deshishku shënon gol të bukur, Austria në çerekfinale
-
Deshishku shkëlqen, Austria U17 siguron fazën nokaut të Botërorit
-
Deshishku mposhtet në finale të Botërorit U17
-
Deshishku, djaloshi nga Kosova që po shkëlqen në Botërorin U17 dhe do të paraqitet në finale