Trajneri i ekipit U21 të Ferizajt, Liridon Leci, është dënuar me dy ndeshje mosushtrim të funksionit.
“Në ndeshjen Prishtina – Ferizaj, për shkak të ofendimeve në fillim të takimit drejtuar asistentit Bekim Rama, është përjashtuar nga bankina dhe nga evidentimi në procesverbalin e ndeshjes. Bazuar në rregulloren disiplinore dënohet me dy ndeshje mosushtrim të detyrës zyrtare”, shkruan në vendimet e Disiplinorit të FFK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeci e luan edhe rolit të analistit në programet sportive.