Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dinamo në disiplinore për sulm fizik ndaj gjyqtarit

Dinamo

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës për lëshim në organizim të ndeshjes kundër Suharekës ka hapur procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Dinamo nga Ferizaj. Në arsyetimin e KG-së thuhet se një person ka sulmuar me grushte gjyqtarin kryesor të ndeshjes Ardit Halilajn, i cili është detyruar të shkojë në emergjencë për trajtim mjekësor. 

Në procedurë disiplinore për goditje me shqelm ndaj lojtarit të Ramiz Sadikut, KG-ja ka hapur edhe ndaj trajnerit të Flamurtarit, Liridon Leci. Për goditje me shqelm, Leci është ndëshkuar me karton të kuq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për lëshim në organizim të ndeshjes, KG-ja ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj klubit të futbollit Prishtina. Prishtina, sipas FFK-së dështoi në organizim të ndeshjes Prishtina – Ballkani e zhvilluar në fundjavë në Lipjan. 

Po ashtu bëhet e ditur se shikuesit e Prishtinës kanë ofenduar në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Lirim Jasharin.