Nëse Paris Saint-Germaini e fiton Ligën e Kampionëve dhe sulmuesi Ousmane Dembele shfaq formë të lartë individuale, mund të bëhet njëri prej favoritëve për ta fituar “Topin e Artë”.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi francez “L’Equipe”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLamine Yamal i Barcelonës vlerësohet kandidati i tij kryesor për trofeun e çmuar individual.
Ceremonia për çmimin “Topi i Artë” do të mbahet më 22 shtator.
Do të votojë juria profesionale bashkë me 100 gazetarë nga 100 shtete që janë të pranuara në FIFA.
Votimi do të mbyllet në fund të muajit gusht.
Para kësaj ngjarjeje, do të organizohet edhe Kupa e Botës për Klube, prej 14 qershorit deri më 13 korrik.
“France Football” do ta bëj publike listën me 30 lojtarët e përzgjedhur me më së shumti vota.