Trajneri boshnjak i CSKA Sofjes, Dushan Kerkez, nuk ka garantuar se qendërmbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, do të mbetet te skuadra e CSKA Sofjes.
Kerkez shpreson ta ketë në skuadër, por ka lënë të kuptohet se Dellova mund të largohet gjatë kësaj vere.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumet bullgare kanë raportuar se CSKA-ja mund ta shesë Dellovën në një skuadër të Superligës së Turqisë.
“Lumbardh Dellova është aktualisht në CSKA. E dua në ekip, por afati i transferimeve është i gjatë dhe gjithçka ndodh”, ka thënë Kerkez.
Dellova ka treguar paraqitje të mira në edicionin 2024/2025 me fanellën e klubit bullgar. Po ashtu është vlerësuar për paraqitje edhe te Kosova.
26-vjeçari iu bashkua vitin e kaluar ekipit bullgar nga Ballkani i Suharekës, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Në 36 ndeshje në të gjitha garat për CSKA-në, ka shënuar dy gola. Ka kontribuar edhe me dy asistime. Dy gola ka shënuar edhe për Kosovën në 15 ndeshje.
Po luan përkrah kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani. Futbollisti i Napolit, është një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.