Kanë dal në shitje biletat për ndeshjen Drita – Differdange. Këtë e ka bërë të ditur të hënën kampionia e Kosovës në rrjetet sociale.
Ndeshja mes Dritës dhe Differdange luhet të enjtën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Është e vlefshme për ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës. Ndeshja e kthimit luhet të enjten e ardhshme nga ora 20:00 në Luksemburg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBiletat në lindje kushtojnë 5 euro, perëndim 10 euro, veri 3 euro ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 20 euro.
Drita skuadrën e Differdanget e eliminoi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 4:2.
“Drita ju njofton se biletat për ndeshjen e Play Off të UEFA Conference League mes Dritës dhe Differdanges 03 do të dalin në shitje nga sot, në mënyrë fizike, nga ora 19:00 para Teatrit të Qytetit. Gjithashtu, në ditën e ndeshjes biletat do të mund të blihen edhe pranë stadiumit ‘Fadil Vokrri’, në tri pika të shitjes”, ka shkruar klubi gjilanas.