Futboll

Nis shitja e biletave për ndeshjen Drita – Shkëndija

Biletat

Klubi i futbollit Drita e Gjilanit ka njoftuar të mërkurën se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen kundër skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës. Ndeshja Drita – Shkëndija do të zhvillohet më 27 nëntor, një ditë para festës së 28 Nëntorit.

Ndeshja e katërt e fazës së ligës në Ligën e Konferencës ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës nis prej orës 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Mos prit gjatë! Siguro biletën tënde dhe bëhu pjesë e kësaj ndeshje të madhe shqiptare në nivelin më të lartë të garave evropiane, në UEFA Conference League. Festat e Nëntorit këtë vit do të jenë më ndryshe me dy ekipet emblematike shqiptare!”, shkruan në njoftimin e Dritës.

Drita është e 13-ta me pesë pikë, kurse Shkëndija në pozitë ne 21-të me një pikë më pak.