UEFA ka përcaktuar orarin e ndeshjeve të fazës së ligës në Conference League.
Shorti është tërhequr të premten, ndërsa të shtunën u bë zyrtar orari i ndeshjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionia e Kosovës, Drita, fillon me ndeshjen në udhëtim ndaj KuPS-it finlandez, më 2 tetor nga ora 18:45.
Më 23 tetor Drita luan në shtëpi ndaj Omonias së Qipros. Në udhëtim luan me Shelbournen e Irlandës, më 6 nëntor nga ora 21:00.
Shkëndijën e pret më 27 nëntor nga ora 21:00.
Me AZ Alkmaarin gjilanasit luajnë më 11 dhjetor nga ora 18:45, në shtëpi, ndërsa fazën e ligës e përmbyllin me ndeshjen në Madrid ndaj Rayo Vallecanos, më 18 dhjetor nga ora 21:00.